Shqiperia Sport.ch @shqiperiach

Media e parë sportive e cila unifikon të gjithë trevat shqiptare, brenda një platforme të vetme. Flitet për gazetari të vërtetë

Shqiperia Sport.ch photos and videos

1 hour ago

Pjesë nga intervista e fundit e "Shqiperia.ch" me Ardian Ismajlin. E vërtetë, por edhe mediat nuk ngelen pas. Gjithmonë je vendosur në siklet me pyetjet e tipit: “Shqipëria po humbet, Kosova po fiton”. Pyetja jonë më e mirë do të ishte, si do të ndiheshe nëse Shqipëria dhe Kosova takohen në Europian? Këta njerëz që më drejtojnë pyetje të tilla, nuk ia duan të mirën kombit shqiptar. Sa i përket pyetjes suaj, do të ishte një ndër mrekullitë e mëdha dhe nuk kam dyshime se do të vijë koha kur Shqipëria dhe Kosova të marrin pjesë në kompeticione të këtij niveli.

340
4 hours ago

Mërgim Mavraj del në stërvitje me ekipin e ri, Greuther Furth: "Nuk kam ardhur për të mbyllur karrierën këtu" - Suksese kapiten #greutherfürth #germany

500
22 hours ago

Ja si mund të bëhet Shqipëria, duke i besuar guximit dhe dashurisë që kanë të rinjtë, të vegjëlit, e ardhmja e këtij vendi. Padyshim fotografia më e mirë e shkrepur ndonjëherë..

1041
22 hours ago

Tagg shokut që ka nevojë për një palë të tilla, pasi gjuan me "teknikë të jashtëzakonshme" 😂😂😂

493
23 hours ago

Ju e kuptoni më së miri. Nuk është çështje suksesi, trofesh, rezultatesh dhe kualifikimesh. Ka dashuri të verbër, që sado e mirë apo e keqe mund të jetë për ty, të shkund zemrën vetëm kur e shikon. E tillë është edhe e jona për këtë stemë, simbol dhe flamur. Ky është një mesazh i qartë për të gjithë argatët e armiqëve, për të gjithë tifozët "e flaktë" dhe që duan vetëm fitore për të dashuruar Kombëtaren, për të gjithë lojtarët që e shohin veten si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi... Përpara kësaj Shqipërie dhe historisë tonë që e kemi mbrojtur me gjak, nuk vendoset askush, askush. Sepse kuq e zi, është ngjyra e gjakut dhe e tmerrit të tyre(armiqëve ).

1051
Yesterday

"Shqiperia.ch" ju sjell rrëfimin e gjatë të Rejës në mediat italiane: "Isha i lodhur nga drejtimi i ekipeve. Doja ta mbyllja karrierën time, pastaj erdhën propozimet për Kombëtare. Isha shumë afër Sllovenisë, por u zbeh disi, kur më vjen telefonata nga Armando Duka, të cilën e pranova menjëherë. Kam firmosur deri në fundin e këtyre eliminatoreve, pastaj do të shohim deri në fund nëse janë kushtet për të vazhduar. Europiani? Do e provojmë, por do të jetë e vështirë. Me Turqinë kemi për të luajtur gjithçka. Shqiptarët e kuptojnë gjuhën tonë, prandaj janë marrë trajnerë italianë shumë së fundmi te kuqezinjtë. Për fat të mirë të gjithë lojtarët e flasin italishten dhe kur më duhen ndihma, kam Bulkun dhe Salihin, ëngjëjt e mi mbrojtës. De Biazi është quajtur si hero sepse arriti në Europian duke mundur Francën dhe Portugalinë në kualifikuese. Njerëzit nuk e harrojnë. Për të mbërritur te telefonata e Edi Ramës, nuk është se më bindi, por më ftoi për këtë eksperiencë të re. U takuam në Romë për të parë Lacio-Juve, pasi kryeministri i Shqipërisë është tifoz i Juventusit. Shqipëria është një vend me rritje të madhe, në Tiranë ka shumë ndërtime dhe kompani të reja që kanë lindur. Ka shumë që emigrojnë dhe rikthehen në vendin e tyre për të rritur ekonominë. Këtu ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm, më kujton Napolin. Problemi është se lojtarët më të mirë luajnë jashtë vendin dhe nuk është e lehtë që të kombinohen kulturat e ndryshme. Nga 25 “trëndafilat” tanë, vetëm tre prej tyre janë në shtëpi.  Stadiumi i ri në Tiranë ku do të luajmë, më ngjan me “Juventus Stadium”. Etrit Berishën e kam stërvitur te Lacio, por këtë vit është penalizuar nga disa gabimë që ka bërë. Unë e kam nisur me 3-5-2 dhe duhej të zgjidhja dy sulmues mes Sadiku, Cikalleshi, Balaj dhe Uzunit. Më duhej t’i jepja qëndrueshmëri mbrojtjes”,

740
Yesterday

Lëvizja e parë e lojtarëve të Shqipërisë dhe Shqiperia.ch media e parë që e zbulon. Mihaj te PAOK, zyrtare👐

410
Yesterday

E keni vetë parasysh tani se kujt t'i bëni tagg 😂😂😂 Një ndeshje rutinë me shokun tuaj në Play Station Photo credits: Club355

566
2 days ago

Banderola që flet sa 1000 fjalë 😍😍😍 Loti s'bëhet gjak, gjaku s'bëhet lot Një Zot mbi qiell, një Shqipëri mbi tokë

800
3 days ago

Ademi u shpreh se "Kuqezinjtë e Jakovës" do të mbështesnin Kosovën së shpejti. Reagimi i tifogrupit: "Ademi nuk ka folur as njëherë me ne dhe pse qendrimet tona janë të perjetshme për një ligë, për një komb,për një Kombëtare. Kjo nuk është “shpikja” jonë por amanet e ideal i shumë dëshmorëve. Ndër të tjera edhe është amaneti i ideatorit tonë Heroit Bujar Roka i cili ra për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ne asnjëherë nuk jemi kundër Kosovës dhe të sukseseve të saj por asnjë e arritur e Kosovës nuk do të jetë më e madhe se sa shkrirja në një kombëtare"

540
3 days ago

Babai i Taulant Seferit për "Shqiperia.ch": "Sigurisht që nuk e kuptoj sesi Panuçi më parë dhe Reja tani nuk e kanë thirrur. Alban Bushi e ka përsëritur disa herë që Seferi është për Kombëtaren A dhe e meriton fanellën kuqezi. Mua shpeshherë më ka thirrur trajneri i Maqedonisë në telefon, Igor Angelovski, duke më thënë se Taulanti e ka vendin te përfaqësuesja e tyre. Unë ia kam përsëritur shumë herë dhe ia kam bërë të qartë se djali do të vesh fanellën e kombit të Shqipërisë. Por nga ana tjetër koha po kalon, ndërsa së fundmi ka shfaqur interesim edhe Kosova për të"

810
4 days ago

Taulant Xhaka shpik trendin e ri, "ringselfie". Mesfushori i Kombëtares i ka propozuar vetvetes, ndërkohë që duhej t'ia kthente unazën bashkëshortes së ardhshme 😂😂

750
4 days ago

Koha për dasmën e Elseid Hysajt. Ndërkohë Fatos Kademi nuk e ndan uniformën e kuqezinjve 😍

600
6 days ago

E fundit/ Feronikeli zyrtarizon miqësoren me Milanin në 10 gusht, në "Fadil Vokrri"

400
1 weeks ago

Me kokën e ulur kur jep intervista, por gjithmonë lart në fushë. Modeli i flokëve nuk ka rëndësi për të, po aq sa "Instagrami" dhe dëshira për të qënë në qendër të vëmendjes. Në trup çuditërisht është i pajisur me shumë mushkri, që me fanellën e Kombëtares, i shtohen si të ishte një njeri anormal. Mund ta lësh në stol, në fushë, në tribunë dhe për të nuk ka rëndësinë më të vogël. Sepse një LUAN, dallohet gjithmonë lehtësisht. Nuk ka nevojë që të hungërij për t'u dëgjuar nga të tjerët sesa i fortë është... - Amir Abrashi @amirabrashi

570
1 weeks ago

Milani do të zbres në Prishtinë për një miqësore në "Fadil Vokrri" në 10 gusht. Kjo raportohet së fundmi, ndërsa në orët në vijim do të zyrtarizohet edhe rivali mes një prej këtyre pesë ekipeve: Prishtina, Drita, Flamurtari, Vushtrria edhe Feronikeli #seriaa #milan #friendly #football

510
2 weeks ago

E plotë në median tonë 👐👐👐

550
2 weeks ago

Armando Broja për "Shqiperia.ch": Sekrete? Nuk kam sa i përket shënimit të golave. Unë thjeshtë jam një sulmues dhe më pëlqen të bëj detyrën time. Në fushë gjithmonë punojë shumë, për t’u shpërblyer më pas. Me trajnerin Alban Bushi nuk kam folur shumë pas ndeshjes, por më uroj suksese për vazhdimësinë. Sa i përket karrierës në klub, planet e mia janë që të stërvitem fort dhe të jap maksimumin. Shpresoj se te Chelsea do të më japin mundësinë për të mbërritur në ekipin e parë”

650
2 weeks ago

Shqiperia.ch siguron përmbledhjen e Shqipëri-Uells U-21 3-1. Ky është realizimi tjetër i Armando Brojas @armando broja

580
2 weeks ago

Shqipëri-Moldavi 2-0 👏👏👏

780
2 weeks ago

"Shqiperia.ch" LIVE nga fan clubi i TKZ-së në Elbasan

451
3 weeks ago

Formacioni zyrtar i Shqipërisë

580
3 weeks ago

Shqipëria e të rinjëve U-21 të mbush me SHPRESË. Mundim 3-1 sërish Uellsin. Bullari, Mala, Broja Faleminderit djema

670
3 weeks ago

E veçantë/ Goli i tretë i Kosovës, kroson Miloti(Rashica ) dhe shënon Elbasani(Rashani ). Goli vjen nga dy lojtarë që në emra mbajnë qytete të Shqipërisë

700
3 weeks ago

A e dini se njeriu që debutoi me dy gola te U-21 i Kombëtares ndaj Uellsit, Armando Broja, është vetëm 17 vjeç? (Luan me Chelsean )

590
3 weeks ago

Artikulli i "Shqiperia.ch" para tre muajsh. Armando Broja (Chelsea )- Shënonte në çdo ndeshje me Shqipërinë U-19. Sot debuton me U-21 tonë, 2 gola me Uellsin. Tani prisni mbrojtësin Geraldo Bajramaj(Birmingham )

440
3 weeks ago

Sot nuk je e të gjithëve, sot je vetëm e jona Shqipëri. Sot nuk je më e atyre që presin vetëm fitore për ty, por e atyre tifozëve që udhëtuan për të mos braktisur as në Islandë. Sepse patriotizmi është sport i rëndë...

660
3 weeks ago

"Shqiperia.ch" sjell videon LIVE nga Islandë-Shqipëri

450
3 weeks ago

Kemi besim tek ty mister Reja. Forca, t'ia dalim me fitore sot 🇦🇱️🇦🇱️🇦🇱️👏👏👏

710
3 weeks ago

Festa e Shqipërisë U-21 pas barazimit dramatik me Turqinë

680
3 weeks ago

Një analizë e detajuar për "Shqiperia.ch" sa i përket Mali i Zi-Kosovë, gjendet në median tonë nga kolegu në Prishtinë, Ndrec Gjonaj #kosovo #uefanationsleague #journalist #media #football

670
3 weeks ago

Ekskluzive/ Lojtari i fundit i Kombëtares që i shënoi Islandës, Rama: Gjithmonë gati për Shqipërinë!

560
3 weeks ago

E fundit/ "Shqiperia.ch" mëson kushtet ekstreme të kushteve atmosferike me të cilat do të përballet Kombëtarja. Aktualisht kuqezinjtë po stërviten në temperaturën 30 gradë në Frankfurt, ndërsa në Islandë kanë nisur erërat e forta dhe temperatura shkon në 6 gradë celcius

520
4 weeks ago

Reali kishte treshen e frikshme "BBC": Bale, Benzema, Cristiano Barcelona kishte treshen "MSN": Mesi, Suarez, Nejmar Tani Kosova(Shqipëria ) ka treshen e frikshme sulmuese..."ZMR": Zeneli, Muriqi, Rashica 😍😍😍🇽🇰🇽🇰🇽🇰

500
4 weeks ago

“Shqiperia.ch” mëson se lojtarët kuqezinjë kanë mbërritur në Gjermani dhe kanë drekuar në Koln, në biznesin e familjarëve të Milot Rashicës

400
4 weeks ago

Rrëfimi më i bukur i Plisave për Shqiperia.ch "Momente sakrificash për Kombëtaren ka shumë për ne. Njëri më i çmendur se tjetri, por i pari që më bie ndër mend, është ajo në ndeshjen e vitit 2005 kundër Ukrainës, në Tiranë. Ishte muaji shkurt dhe ishte tepër ftohtë. Disa nga anëtarët tanë kishin probleme me dokumentacionin prandaj vendosëm që të hymë në Shqipëri përmes malit. Dhe tani iu lutem vetëm që ta imagjinoni, një situatë të tillë. E kalojmë kufirin përmes malit, temperatura minus 25 gradë celcius, bora mbi 1 metër e gjysmë, e ne nëpër një rrugë që nuk e dinim se ku të shpinte. U ndalëm në një bunker që të pushojmë pak, sepse e kishim gati të pamundur të vazhdonim për shkak të të ftohtit dhe borës. Për shkak se ishim të bllokuar, jemi detyruar që të dorëzohemi tek kufitarët e Shqipërisë. Kemi qenë të bindur se do të na arrestojnë, por kur na kanë parë se në çfarë gjendje ishim, ndodhi pikërisht e kundërta. Ata nuk mund të besonin se çfarë po shihnin e se para syve kishin njerëz gati të ngrirë. Nuk po i besonin sesi kishim mundur t’u mbijetonim atyre kushteve, prandaj na morrën brenda në zyrë, na ngrohën, na ofruan pije e mbi të gjitha, na siguruan edhe transport deri në Tiranë. Pra, kemi qenë buzë vdekjes"

530
4 weeks ago

Gjëja e vetme që i ka shpëtuar Van Dijk në finale. Ky njeri nuk shpërqëndrohet lehtë 😂😂 #championsleague #liverpool

520
4 weeks ago

Këmbëngulja e një kampioni #championsleague #jurgenklopp #liverpool

540
4 weeks ago

Sot është dita e fëmijëve. Mësojini ëngjëjve se këtu ka vetëm një komb, shqiptar. Mësojini atyre se është luftuar vetëm nën ngjyrat e flamurit kuqezi dhe Kosova e ka të imponuar atë me yje. Mësojini atyre se ka vetëm shqiptarë të Shqipërisë, shqiptarë të Kosovës, shqiptarë të Maqedonisë etj. Mësojini atyre se do të rriten dhe do të shohin shumë shqiponja në Europë, por kujdes, pak na përkasin ne. Më kryesorja që jemi vendi i mbrapsht, por kjo nuk do të thotë që ta tradhëtojmë, por të jemi bashkë, për ta kthyer ashtu siç e ka hije kjo tokë e bekuar dhe e ndarë padrejtësisht...

581
4 weeks ago

Altin Lala për Shqiperia.ch: " Zakonisht ne jemi mësuar që kapiten të quhet një lojtar që bërtet dhe ulëret, por kjo nuk ka shumë kuptim. Te Gjermania kishin Lahmin, që po e kritikonin atëherë se përse nuk shpalleshin kampion bote. Unë kam luajtur vetë përballë tij, Lahmi nuk ishte njëri që bërtiste, madje ishte aq i qetë sa nuk i dëgjohej zëri në fushë. Pra kapiteni nuk është ai që ulëret më shumë"

460
4 weeks ago

Të gjithë qeshin me Sarrin, koha më e mirë për cigare është pas…finales së fituar! #europaleague #chelsea #arsenal #sarri

540
4 weeks ago

Shqipëria tërmet “7 ballësh”, sërish fituese në Kroaci Shqipëria U-18 vendos diktatin në turnen e futbollit që po zhvillohet këto ditë në Rijeka të Kroacisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Olsi Uku arritën fitoren e rradhës dhe kësaj në shifrat e thella 7-2. Kombëtarja arriti të merrte fitoren e tretë në tre ndeshje duke siguruar kështu kalimin në fazën tjetër të turneut me pikët e plota. Ndeshja e sotme do gjente si kundërshtarë vendasit e Vinodol. Kroatët nuk arritën të mbanin në asnjë minutë ritmin dhe furinë e kuqezinjve. Takimi do zhbllokohej shpejt me një gol të Cormusait. Pa kaluar mirë gëzimi për golin e parë Shqipëria do dyfishonte me mbrojtësin Pruti, që shënon me kokë pas një goditje këndi. 20 minutat e para të pjesës së parë do shikonin Shqipërinë të shënonte edhe dy herë me anë të Shahajt dhe Gjinit. Pjesa e parë do mbyllej në shifrat 4-0. Me rifilillimin e lojës kuqezinjtë nga një pakujdesi në mbrojtje u ndëshkuan duke marrë gol. Reagimi do ishte i shpejtë ku Gerxhaliu dhe më pas Mema do dërgonin shifrat në 6-1. Vendasit do shkurtonin në 6-2. Do ishte Stafa që me anë të një penalltie do finalizonte shifrat 7-2. Një fitore “7 ballëshe” e djemëve kuqezinjë që nën drejtimin e Olsi Ukut kanë zhvilluar një turne fantastik. Le të shpresojmë që një paraqitje e tillë të vijojë për kuqezinjtë tanë edhe në takimet e rradhës. /Endri Cinari-Shqiperia.ch/

470
4 weeks ago

Shqipëria do të bëhet, kur të duam më shumë njëri-tjetrin. - Momenti më i bukur ndër vite, Lorik Cana dhe tifozi shqiptar kundër Italisë 😍

550
4 weeks ago

Për ne ky lojtari këtu, është qetësia e mesfushës dhe i pazëvendësueshëm - Migjen Basha, vitet ikin, rëndësia jote shtohet @bashamigjenofficial #aris #europaleague

580
5 weeks ago

Të parët për Kombëtaren 👐👐

420
Load More ↓